Shkon në 27 numri i të viktimave nga përmbytjet në Teksas, mes tyre 9 fëmijë
Përmbytje katastrofike në Tekas/ Regjistrohen 27 viktima, zhduken 27 vajza të mitura nga kampi veror Të paktën 27 persona kanë humbur jetën ku mes tyre janë 9 fëmijë dhe 18 persona të rritur si pasojë e përmbytjeve masive që goditën Shtetin e Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasditen e të premtes. Zona më [...]Read More...

Përmbytje katastrofike në Tekas/ Regjistrohen 27 viktima, zhduken 27 vajza të mitura nga kampi veror
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën ku mes tyre janë 9 fëmijë dhe 18 persona të rritur si pasojë e përmbytjeve masive që goditën Shtetin e Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasditen e të premtes. Zona më e prekur ishte ajo përgjatë lumit Guadalupe.
Prej më shumë se 24 orësh të paktën 27 vajza nga një Kamp Veror I Krishterë I cili ishte vendosur në Kerr Country rezultojnë të zhdukura.
Guvernatori i Tekas-it, Greg Abbott, njoftoi në një konferencë për shtyp se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë pa ndërprerje gjatë orëve dhe ditëve në vijim. “Burimet për përballimin e kësaj tragjedie janë të pakufizuara,” theksoi ai. Presidenti Donald Trump, gjatë një deklarate nga Air Force One, u zotua për ndihmë federale duke thënë: “Do të kujdesemi për ta.”
Shërbimi Kombëtar i Motit shpalli një emergjencë përmbytjeje për Kerr County, pasi stuhi të fuqishme shkarkuan deri në 30 cm reshje brenda pak orësh. Zyrtarët shtetërorë kishin paralajmëruar që të enjten për mundësi përmbytjesh, por sasia e reshjeve tejkaloi çdo parashikim. “As radarët nuk e parashikuan këtë,” tha, drejtori i Menaxhimit të Emergjencave në Tekas. Në një moment dramatik, zyrtarët raportuan se lumi Guadalupe u rrit me 8 metra brenda vetëm 45 minutash. Shumë zona banimi, kampe dhe parqe për automjete u dëmtuan rëndë.
Autoritetet Amerikane njoftuan pasditen e kësaj të shtune se kishin evakuuar 850 banorë nga rajonet e prekura. Guvernatori Abbott ka firmosur një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke hapur rrugën për ndihmë emergjente federale. Ndërkohë, Garda Bregdetare dhe Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave janë angazhuar në terren për të ndihmuar operacionet e shpëtimit dhe evakuimit. Autoritetet lokale mbeten të përqendruara në gjetjen e të zhdukurve dhe ndihmën për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore e paprecedentë.
/abcnews.al