Shpallet tenderi për mbikëqyrjen e ndërtimit të fazës së tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

Shpallet tenderi për zgjedhjen e mbikëqyrësit për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, dhe për rreth 10 ditë duhet të shpallet edhe tenderi për zgjedhjen e realizuesit, që gjatë verës do të fillojnë punët në terren të fillojë gjatë verës, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski para takimit për aktivitetet dhe planet për projektet e Korridorit 8, i cili po mbahet në bashkëpunim me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.
Nikolloski paralajmëroi se në takim do të bisedohet edhe për krahun perëndimor hekurudhor të Korridorit 8, si dhe projektet për ndërtimin e akseve rrugore të këtij Korridori, të cilat, theksoi ai, po ecin mirë.
“Ndërtimi i pjesës hekurudhore dhe rrugore të Korridorit 8 do të kushtojë 5 miliardë euro. Shteti tregon se mund të zbatojë projekte të mëdha infrastrukturore”, tha Nikolloski.
Ben Nupnau nga Delegacioni i BE-së theksoi se Korridori 8 është një projekt strategjik me përfitime për qytetarët dhe shtetet, duke theksuar rëndësinë e tij të sigurisë në kohë krize gjeopolitike.
“Takimi është një konfirmim i angazhimit të Qeverisë për zbatimin e projekteve të Korridorit 8”, theksoi Nupnau.
Burimi i lajmit:ina-online.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



