Shpat Kasapi mohon ndarjen nga partnerja
Këngëtari Shpat Kasapi, në një intervistë ka mohuar zërat për një ndarje të mundshme mes tij dhe Selvijës. “Nuk jemi ndarë… Selvija është një person që kur ndjen diçka, e shpreh menjëherë, shpesh me shumë emocion, dhe më pas i vjen keq. Kështu e ka natyrën. Për më tepër, ajo po punonte për një libër […]

Këngëtari Shpat Kasapi, në një intervistë ka mohuar zërat për një ndarje të mundshme mes tij dhe Selvijës.
“Nuk jemi ndarë… Selvija është një person që kur ndjen diçka, e shpreh menjëherë, shpesh me shumë emocion, dhe më pas i vjen keq. Kështu e ka natyrën. Për më tepër, ajo po punonte për një libër që lidhet me këto situata, dhe u zgjodhëm të bënim pak debat,” u shpreh ai.
Ndërkaq, Selvija ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur, duke mos iu përgjigjur këtyre zërave dhe duke mbajtur distancë nga rrjetet sociale.