Shpërthim në oborrin e një banese në Memaliaj, autorët djegin makinën pas ngjarjes

Në orët e para të ditës së sotme, në oborrin e një banesë në fshatin Toç në Memaliaj, ka ndodhur në shpërthim me lëndë plasëse.
Autorët e ngjarjes janë larguar nga aksi rrugor “Krahës-Memaliaj” ndërsa në afërsi të fshatit Qesarat kanë djegur automjetin që kanë përdorur dhe më pas kanë ikur në këmbë.
Sakaq, kontrollet në zonë po vijojnë me qëllim kapjen e autorëve si dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Memaliaj / Informacion paraprak
Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.



