Shqipëri: 121 mijë turistë më pak nga Kosova

Turizmi shqiptar ka shënuar rënie alarmante. Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë një ngadalësim të ndjeshëm për sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj përgjatë vitit 2025 krahasuar me një vit më parë. Gjatë periudhës janar-korrik, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 6,5 milionë shtetas të huaj, me një rritje 3,5% me bazë vjetore […] The post Shqipëri: 121 mijë turistë më pak nga Kosova appeared first on Albinfo.

Shqipëri: 121 mijë turistë më pak nga Kosova

Turizmi shqiptar ka shënuar rënie alarmante.

Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë një ngadalësim të ndjeshëm për sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj përgjatë vitit 2025 krahasuar me një vit më parë.

Gjatë periudhës janar-korrik, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 6,5 milionë shtetas të huaj, me një rritje 3,5% me bazë vjetore nga 23% në vitin 2024. Ndikimin më të madh në rënien e turizmit e ka pasur Kosova me 121 mijë shtetas më pak, shkruan RTSH, transmeton albinfo.ch.

“… nuk janë shumë optimiste në qoftë se ne bazën e zhvillimit ekonomik, të rritjes ekonomike të Shqipërisë përgjatë 2025-ës e kishim bazuar kryesisht te turizmi,” thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

“Ky stanjacion, pra, fakti që nuk kemi një rritje të fortë dyshifrore si në vitet e kaluara duhet të na bëjë të mendohemi se çfarë nuk shkon te turizmi ynë,” shton kolegu i tij, Fatos Çoçoli.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, disa nga faktorët e këtij fenomeni janë mungesa e infrastrukturës dhe çmimet e larta.

“Janë problematika që përmenden ndër vite në Shqipëri: aspekti i mungesës së infrastrukturës, e cila vazhdon të lërë për të dëshiruar; mbeturinat vazhdojnë akoma të digjen në mënyrë spartane,” shprehet Muço.

“Është e pafalshme që çmimet mesatarisht të këtij sezoni turistik veror, sidomos në Jug, të jenë rritur me 12-20 për qind. Duhet ta shikojmë politikën tonë të çmimeve. Ajo po na i mban larg të huajt që na vijnë për të na vizituar”, thekson Çoçoli.

The post Shqipëri: 121 mijë turistë më pak nga Kosova appeared first on Albinfo.