Shqipëri: 61-vjeçari kthen banesën në laborator droge, kapet me mallra mbi 500 mijë euro
Një banesë në Yzberisht të Tiranës ishte shndërruar në laborator për përpunimin e drogës nga Sh.Krrashi, 61 vjeç, i cili deri më tani nuk kishte precedent penal. Hetimet e nisura gjashtë muaj më parë zbuluan se ai shpërndante kokainë në zona të ndryshme, ndërsa në kontrollin e fundit policia sekuestroi rreth 17 kilogramë kanabis të […] The post Shqipëri: 61-vjeçari kthen banesën në laborator droge, kapet me mallra mbi 500 mijë euro appeared first on Albinfo.

Një banesë në Yzberisht të Tiranës ishte shndërruar në laborator për përpunimin e drogës nga Sh.Krrashi, 61 vjeç, i cili deri më tani nuk kishte precedent penal.
Hetimet e nisura gjashtë muaj më parë zbuluan se ai shpërndante kokainë në zona të ndryshme, ndërsa në kontrollin e fundit policia sekuestroi rreth 17 kilogramë kanabis të përpunuar në formë çokollate me logon e një dragoi, 22.5 litra vaj kanabisi, një sasi kokaine, një armë gjahu dhe një pistoletë. Vlera e lëndës së kapur arrin rreth gjysmë milioni euro.
Sipas policisë, Krrashi furnizohej me kanabis dhe vaj kanabisi nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kokainën e sillte në sasi të vogla për tregun lokal.
Aktualisht, i arrestuari është i vetmi i ndaluar, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar bashkëpunëtorë të mundshëm në këtë aktivitet kriminal.
The post Shqipëri: 61-vjeçari kthen banesën në laborator droge, kapet me mallra mbi 500 mijë euro appeared first on Albinfo.