Shqipëri: Hapen qendrat shëndetësore verore për pushuesit në bregdet dhe zona malore

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka hapur zyrtarisht qendrat shëndetësore verore në të gjitha zonat turistike të vendit. Qendrat do të jenë të hapura çdo ditë, duke ofruar kujdes shëndetësor për pushuesit, turistët vendas dhe të huaj, si dhe banorët e zonave përreth. Sipas autoriteteve, këto qendra janë pajisur me medikamentet dhe mjetet e nevojshme […] The post Shqipëri: Hapen qendrat shëndetësore verore për pushuesit në bregdet dhe zona malore appeared first on Albinfo.

Shqipëri: Hapen qendrat shëndetësore verore për pushuesit në bregdet dhe zona malore

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka hapur zyrtarisht qendrat shëndetësore verore në të gjitha zonat turistike të vendit. Qendrat do të jenë të hapura çdo ditë, duke ofruar kujdes shëndetësor për pushuesit, turistët vendas dhe të huaj, si dhe banorët e zonave përreth.

Sipas autoriteteve, këto qendra janë pajisur me medikamentet dhe mjetet e nevojshme për raste urgjente, si dhe me personel mjekësor të specializuar që do të garantojë ofrimin e shërbimeve bazë dhe trajtimin e rasteve që nuk kërkojnë transport drejt spitaleve të mëdha, përcjell albinfo.ch.

Qendrat shëndetësore verore janë shpërndarë në të gjitha pikat e frekuentuara të bregdetit dhe maleve, me qëllim lehtësimin e aksesit në shërbim shëndetësor gjatë sezonit turistik, kur fluksi i vizitorëve rritet ndjeshëm.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që në rast nevoje të mos hezitojnë të drejtohen tek këto qendra, ndërsa thekson se ato do të qëndrojnë në funksion deri në përfundim të sezonit turistik veror.

 

 

The post Shqipëri: Hapen qendrat shëndetësore verore për pushuesit në bregdet dhe zona malore appeared first on Albinfo.