Shqipëri: Humb jetën një person nga zjarret në Gramsh, vijon evakuimi

Në fshatin Kullollas, një i moshuar rreth 80 vjeç ka humbur jetën, pasi u asfiksua nga zjarri që nisi në kopshtin e tij dhe përfshiu një zonë të gjerë, shkruan Top Channel, transmeton albinfo.ch. Disa fshatra në rajonin e Gramshit janë përfshirë nga zjarret që kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha dhe kanë shkaktuar evakuimin e […] The post Shqipëri: Humb jetën një person nga zjarret në Gramsh, vijon evakuimi appeared first on Albinfo.

Shqipëri: Humb jetën një person nga zjarret në Gramsh, vijon evakuimi

Në fshatin Kullollas, një i moshuar rreth 80 vjeç ka humbur jetën, pasi u asfiksua nga zjarri që nisi në kopshtin e tij dhe përfshiu një zonë të gjerë, shkruan Top Channel, transmeton albinfo.ch.

Disa fshatra në rajonin e Gramshit janë përfshirë nga zjarret që kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha dhe kanë shkaktuar evakuimin e banorëve.

Ministria e Mbrojtjes po vijon evakuimin e banorëve nga fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve me autoritetet.

Fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë djegur dhe banorët janë evakuuar më herët.

Po ashtu, është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa fati i një personi të bllokuar brenda nuk dihet ende.

Në fshatin Bulçar, raportohet se një grua është bllokuar në fermë me dy fëmijë dhe kërkon ndihmë nga autoritetet.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe ambulancave është e vështirë për shkak të terrenit dhe flakëve të mëdha që rrezikojnë jetën e personelit në vendngjarje, transmeton albinfo.ch.

 

 

The post Shqipëri: Humb jetën një person nga zjarret në Gramsh, vijon evakuimi appeared first on Albinfo.