Shqipëria fiton falë golit të Asllanit

Një gol nga pika e bardhë ka mjaftuar për tri pikë të kuqezinjve The post Shqipëria fiton falë golit të Asllanit appeared first on Albinfo.

Shqipëria fiton falë golit të Asllanit

Shqipëria fitoi minimalisht ndaj Letonisë 1:0 në Tiranë.

Mjaftoi një gol nga Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë për tri pikë të kuqezinjve, shkruan albinfo.ch.

Asllani shënoi në minutën e 25-të e më pas nuk kishte gola, edhe pse të dy kombëtaret kishin rastet e veta.

Tri pikë ishin të arta në garën kualifikuese për Kupën e Botës.

Anglia është lidere e grupit me 15 pikë nga pesë ndeshje, ku fitorja e fundit ishte 5:0 ndaj Serbisë.

Kuqezinjtë kanë tetë pikë, Serbia shtatë, Letonia katër dhe Andorra pa pikë.

Ndeshja e ardhshme në tetor do të jetë Serbi-Shqipëri në Beograd.

The post Shqipëria fiton falë golit të Asllanit appeared first on Albinfo.