Shqipëria me barazim mban gjallë shpresat në Evropian

Shqipëria ka dalë me barazim nga ndeshja e vështirë dhe shumë dramatike ndaj Kroacisë. Kuqezinjtë barazuan 2 me 2 në një prej ndeshjeve më dramatike në këtë kampionat. Shqipëria kaloi në epërsi që në minutën e 11 nga Qazim Laçi, ndërkaq kroatët u kthyen në lojë në pjesën e dytë. Po zhvillohej minuta e 74 […]

Shqipëria me barazim mban gjallë shpresat në Evropian

Shqipëria ka dalë me barazim nga ndeshja e vështirë dhe shumë dramatike ndaj Kroacisë.

Kuqezinjtë barazuan 2 me 2 në një prej ndeshjeve më dramatike në këtë kampionat.

Shqipëria kaloi në epërsi që në minutën e 11 nga Qazim Laçi, ndërkaq kroatët u kthyen në lojë në pjesën e dytë.

Po zhvillohej minuta e 74 kur Andrej Kramariq barazoi rezultatin, por dy minuta më vonë Kroacia përmbysi rezultatin me autogolin e Klaus Gjasulës.

Gjasula nga figura tragjike u shndërrua në hero kur në minutat shtesë të takimit barazoi rezultatin 2 me 2.

Me këtë barazim, Shqipëria pozicionohet në vendin e tretë dhe me mundësi për të kaluar grupin e vdekjes me Spanjën dhe Italinë.