Shqipëria sonte përballë Serbisë, synon fitoren

Sonte përballja Shqipëri The post Shqipëria sonte përballë Serbisë, synon fitoren appeared first on Albinfo.

Shqipëria sonte përballë Serbisë, synon fitoren

Kombëtarja Shqiptare sot do të përballet kundër Serbisë në Leskovac, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, përcjell albinfo.ch.

Sfida e cila zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45, për nga pesha në renditje konsiderohet si një “finale” për vendin e dytë, pozicion që siguron një biletë për në fazën play-off të Botërorit.

Shqipëria ndodhet aktualisht në vend të dytë me tetë pikë, një më shumë se Serbia, e cila ka edhe një ndeshje më tepër për të luajtur.

Kjo përballje është klasifikuar me rrezikshmëri të lartë nga FIFA, e cila ka dërguar dy oficerë sigurie në Serbi. Federata Serbe nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje, ndërsa të gjithë 6 mijë e 500 tifozët që do jenë në stadium janë me ftesa të përzgjedhura, përfshirë të rinj nga akademitë e futbollit.

The post Shqipëria sonte përballë Serbisë, synon fitoren appeared first on Albinfo.