Shqipëria vetëm 1:0 përballë Gjibraltarit
Goli erdhi në minutën e 69-të, falë një 11-metërshi që u fitua nga një prekje e topit me dorë në zonë dhe që u shndërrua në gol nga Jasir Asani The post Shqipëria vetëm 1:0 përballë Gjibraltarit appeared first on Albinfo.

Shqipëria ka fituar në miqësoren e luajtur përballë Gjibraltarit me rezultatin 0:1, falë një penalltie të Jasir Asanit.
Kuqezinjtë provuan disa herë me Asanin dhe Berishën nga distanca, por pa e tundur dot rrjetën, transmeton albinfo.ch.
Gjithsesi, goli erdhi në minutën e 69-të, falë një 11-metërshi që u fitua nga një prekje e topit me dorë në zonë dhe që u shndërrua në gol nga Jasir Asani.
Skuadra e Sylvinhos u mundua të shënonte dhe golin e dytë, por pa mundur të depërtonin mbrojtjen vendase.
Kështu Shqipëria shpëtoi nga një rezultat i turpshëm përballë një kundërshtari modest, ndërsa kuqezinjtë do të përgatiten për duelin e radhës me Letoninë në Tiranë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.
The post Shqipëria vetëm 1:0 përballë Gjibraltarit appeared first on Albinfo.