Shqiprim Arifi: Albin Kurti është i orientuar nga Moska

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i orientuar nga Moska. Sipas Arifit, në kohë të tilla “në qoftë se nuk je me Amerikën, me automatizëm je me Moskën”. “Përmes Albin Kurtit, që po radhitet ka Moska a? Në qoftë se nuk je me Amerikën, me […]

Shqiprim Arifi: Albin Kurti është i orientuar nga Moska

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i orientuar nga Moska.

Sipas Arifit, në kohë të tilla “në qoftë se nuk je me Amerikën, me automatizëm je me Moskën”.

“Përmes Albin Kurtit, që po radhitet ka Moska a? Në qoftë se nuk je me Amerikën, me automatizëm je me Moskën… Në këto kohë, në qoftë se Kosova nuk është qind për qind afër Amerikës, nënkupton me logjikë dhe automatizëm që je afër aleancës tjetër që formohet në Moskë”, ka deklaruar Arifi në Pressing të T7.

Ai ka përmendur edhe rastin kur Kurti e kishte quajtur “naive” një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Arifi e ka kritikuar Kurtin për përplasjet me Shtëpinë e Bardhë edhe në të kaluarën.

“Në 2020, e keni pas të njëjtin Albin Kurti, i cili ka pasur përplasje me Shtëpinë e Bardhë. Në 2022, vitin e kalum ka pasur përplasje me Shtëpinë e Bardhë për reciprocitetin e targave. Në 2023 po ka përplasje me Shtëpinë e Bardhë, kur i thotë kryeministrit de facto, de juro Sekretarit të Shtetit të Amerikës, i thotë që është naiv. Unë s’po e di tash a është ai me Amerikën apo i cilëson naiv”, ka thënë Arifi.

Arifi ka përmendur edhe vizitën që kishte bërë Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar kur kishte qëndruar rreth tri javë, duke shtuar se qysh atëherë ka deklaruar se “Kurti është person non grata jo zyrtarisht”.

“Unë kam thanë qysh vitin e kalum që Albin Kurti është vetëm një person non grata jo zyrtarisht. Sot ca po shohim? Unë e kam thënë atëherë se ka qenë për 3 javë në Amerikë dhe s’është pritur prej askujt në Amerikë. Nuk ka shku në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka shku në Pentagon…”, ka thënë Arifi.