Valon Berisha: Kosovën e dua fortë, së shpejti do e kthejmë aty ku e kemi qëllimin të gjithë

Humbja e Kombëtares së Kosovës ndaj Bjellarusisë në fazën para-kualifikim në Euro 2024, ka pasur shumë dëshprim dhe reagime të mëdha nga tifozët. Futbollisti kosovar, Valon Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me dështimin e “Dardanëve” në këto dy ndeshjet e qershorit. Berisha përmes rrjeteve sociale ka treguar dashurinë që ka […]

Valon Berisha: Kosovën e dua fortë, së shpejti do e kthejmë aty ku e kemi qëllimin të gjithë

Humbja e Kombëtares së Kosovës ndaj Bjellarusisë në fazën para-kualifikim në Euro 2024, ka pasur shumë dëshprim dhe reagime të mëdha nga tifozët.

Futbollisti kosovar, Valon Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me dështimin e “Dardanëve” në këto dy ndeshjet e qershorit.

Berisha përmes rrjeteve sociale ka treguar dashurinë që ka për “Dardanët” dhe thotë se së shpejti Kosova do të rikthehet aty ku e ka vendin.

“Kosovën e dua fortë me zemër dhe për të do e jap shpirtin, kurdo që të më kërkohet në fushën e vlertë dhe jashtë saj. Kemi kalu shumë sfida të vështira me Kombëtaren, por besoni, keni durim sepse së shpejti do ta kthejmë aty ku je dëshironi dhe ne e kemi qëllimin. Forca Kosovë, forca Dardanët/ Besa besë për ty atdheu im”, ka shkruar në rrjetet sociale Berisha

Kujtojmë që Valon Berisha mungoi në këto dy ndeshje për shkak të një lëndimi. Ai është në Kosovë dhe po stërvitet në fitnese të ndryshme duke u bërë gati për sezonin e ri.