“Shqiptarët po rriten në numër, vetëdije dhe zë”, mesazhi i fuqishëm i Zeqirija Ibrahimit për Butelin

Në Butel është hapur zyrtarisht shtabi zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Alternativës, njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi. “Në Butel, së bashku me krerët e VLEN, hapëm zyrtarisht shtabin zgjedhor për zgjedhjet lokale të tetorit! Me këtë rast, promovuam edhe listën […] The post “Shqiptarët po rriten në numër, vetëdije dhe zë”, mesazhi i fuqishëm i Zeqirija Ibrahimit për Butelin appeared first on InfoShqip.com.

“Shqiptarët po rriten në numër, vetëdije dhe zë”, mesazhi i fuqishëm i Zeqirija Ibrahimit për Butelin

Në Butel është hapur zyrtarisht shtabi zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Alternativës, njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi.

“Në Butel, së bashku me krerët e VLEN, hapëm zyrtarisht shtabin zgjedhor për zgjedhjet lokale të tetorit! Me këtë rast, promovuam edhe listën tonë të këshilltarëve, e cila do të udhëhiqet nga Behar Rexhepi, një profesionist i dëshmuar, i përkushtuar dhe i gatshëm të jetë në shërbim të qytetarëve!”, shkroi Ibrahimi.

Ai theksoi rëndësinë e Butelit si pjesë e pandashme e Shkupit, ku shqiptarët po rriten “në numër, në vetëdije dhe në zë”.

“Tash është koha që ky zë të kthehet në fuqi vendimmarrëse! Ashtu siç festuam fitoren më 8 maj të vitit të kaluar, kësaj here le ta vulosim ndryshimin më 19 tetor!”, shtoi Ibrahimi.

“VLEN për Butelin!”, përfundoi ai.

The post “Shqiptarët po rriten në numër, vetëdije dhe zë”, mesazhi i fuqishëm i Zeqirija Ibrahimit për Butelin appeared first on