Shqiptari kapet dy herë brenda një ore duke hyrë ilegalisht në Gjermani

Pavarësisht se u kthye në Çeki herën e parë, shqiptari i përmendur nuk u dorëzua. Më pak se një orë më vonë, ai u përpoq përsëri: këtë herë si pasagjer me taksi The post Shqiptari kapet dy herë brenda një ore duke hyrë ilegalisht në Gjermani appeared first on Albinfo.

Shqiptari kapet dy herë brenda një ore duke hyrë ilegalisht në Gjermani

Të hënën në mbrëmje, zyrtarët e policisë federale në Furth im Wald penguan hyrjen e paautorizuar të një burri shqiptar në një tren, nga Praga. Gjatë kontrollit, ata vunë re menjëherë se 34-vjeçari e kishte tejkaluar tashmë qëndrimin e tij të lejuar në Zonën Shengen me gjashtë ditë, transmeton albinfo.ch.

Për të hyrë në Gjermani do të ishte e nevojshme një leje qëndrimi e posaçme, të cilën personi në fjalë nuk mund ta paraqiste.

Pasi u soll në stacionin e policisë, një hetim zbuloi se Zyra e Prokurorit Publik të Dessau-Roßlau po e kërkonte atë për një rast kur kishte bërë sjellje ekzibicioniste në hapësirë publike, shkruan mittelbayerische.de.

U zbulua gjithashtu se ai kishte bërë një përpjekje të ngjashme për të hyrë në Saksoni një ditë më parë, e cila u pengua gjithashtu nga policia federale.

Pavarësisht se u kthye në Republikën Çeke herën e parë, shqiptari i përmendur nuk u dorëzua. Më pak se një orë më vonë, ai u përpoq përsëri: këtë herë si pasagjer në një taksi në pikën kufitare Furth im Wald/Schafberg, percjell albinfo.ch. Por edhe kjo përpjekje dështoi për shkak të vigjilencës së policisë federale, e cila përsëri ia mohoi hyrjen dhe e ktheu mbrapsht.

Shtetasi sqiptar tani përballet me akuza, përfshirë tentativën e hyrjes së paligjshme.

The post Shqiptari kapet dy herë brenda një ore duke hyrë ilegalisht në Gjermani appeared first on Albinfo.