Shqiptari që fitoi 18 çmime për rezultatet akademike në matematikë

Davis Joseph, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar “Semenza” për Inxhinieri Qelizore në Mjekësi The post Shqiptari që fitoi 18 çmime për rezultatet akademike në matematikë appeared first on Albinfo.

Shqiptari që fitoi 18 çmime për rezultatet akademike në matematikë

Quhet Davis Joseph, është studiues pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin McGill në Kanada dhe drejtor kërkimor në FLOGEN Technologies Inc, transmeton albinfo.ch.

Ai ka marrë 18 çmime e mirënjohje për rezultatet akademike në matematikë, shkenca natyrore dhe sociale, si dhe për kontributin në komunitet nga institucione të njohura arsimore në Montreal, Kanada.

Ai po ashtu ka arritur të ndryshojë rrjedhën e trajtimit të sëmundjeve neurodegjenerative, shkencëtari i ri dhe premtues, Davis Joseph, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar “Semenza” për Inxhinieri Qelizore në Mjekësi, për zbulimin e tij shkencor që lidhet me kurimin e sëmundjeve si Alzheimer, Parkinson dhe të tjera sëmundje të ngjashme.

Ky çmim iu dorëzua personalisht nga Prof. Gregg L. Semenza, fitues i Çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2019, gjatë samitit ndërkombëtar “Sustainability through Science and Technology Summit 2024 (SIPS 2024)” të mbajtur në Kretë, Greqi./Albinfo.ch

The post Shqiptari që fitoi 18 çmime për rezultatet akademike në matematikë appeared first on Albinfo.