Shtatë shqiptarëve nga Kosova u skadoi afati i qëndrimit si turistë në Gjermani

Shteti gjerman alarmon këtë dukuri, nuk lejohen mbi 90 ditë qëndrim si turistë The post Shtatë shqiptarëve nga Kosova u skadoi afati i qëndrimit si turistë në Gjermani appeared first on Albinfo.

Shtatë shqiptarëve nga Kosova u skadoi afati i qëndrimit si turistë në Gjermani

Ani pse rregullat për vizë shëngen si turistë lejojn 3 muaj qëndrim brenda 180 dite, duket se për shqiptarët e Kosoves nuk është një rregull që duhet respektuar, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, shtatë pasagjerë me shtetësi kosovare u zbuluan me datën 22.06.2025 nga policia në Aeroportin e Memmingenit që u kishte skaduar afati i qëndrimit.

Të gjithë ata ishin nga Kosova, të cilëve u kishte kaluar koha e qëndrimit në Gjermani.

Referuar Policisë brenda aeropirtit, të parët në listë ishin një çift të cilëve qëndrimi i lejuar prej 90 ditësh u kishte kaluar për më shumë se dy javë.

Edhe të tjerëve u kishte kaluar afati i qëndrimit në Gjermani. Personat mund të qëndrojnë në zonën Shengen 90 ditë brenda 180 ditësh.

Vazhdimi i qëndrimit penalizohet.

Të dhënat janë publikuar edhe në “Allgaeuer Zeitung”./Albinfo.ch 

 

 

The post Shtatë shqiptarëve nga Kosova u skadoi afati i qëndrimit si turistë në Gjermani appeared first on Albinfo.