Shtatë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër

Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën dhe Zvicrën gjatë kësaj fundjave kanë lënë të vdekur të paktën persona, thanë autoritetet më 30 qershor. Tre persona, në të 70-tat dhe 80-tat vdiqën në rajonin verilindor Aube në Francë të shtunën, kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po [...]Read More...

Shtatë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër

Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën dhe Zvicrën gjatë kësaj fundjave kanë lënë të vdekur të paktën persona, thanë autoritetet më 30 qershor.

Tre persona, në të 70-tat dhe 80-tat vdiqën në rajonin verilindor Aube në Francë të shtunën, kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po udhëtonin, teksa shteti është goditur nga erëra të fuqishme.

Pasagjeri i katërt është në gjendje kritike, thanë autoritetet lokale për agjencinë e lajmeve, AFP.

Në Zvicër, dy persona vdiqën pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, në kantonin italianofolës të Ticinos, tha policia. Më pas autoritetet njoftuan se zbuluan edhe trupat e pajetë të dy personave.

Sipas mediave lokale, dy nga viktimat ishin gra që ishin për pushime në Zvicër.