Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto” (VIDEO)

Një person është gjetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një automjet, në rrugën “Mihal Popi”, në zonën e Vasil Shantos, në Tiranë.
Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje, por rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk dihen. Policia nuk e përjashton as pistën e vetëvrasjes.
Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet një person i pajetë brenda një automjeti në rrugën Mihal Popi, dyshohet për vr*sje! Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën Mihal Popi. https://t.co/DEZJX7SWVX
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 20, 2026Njoftimi i policisë
“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Policia zbardh detajet e para të vrasjes në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua brenda makinës (EMRI)The post Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto” (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



