Shtëpia e Bardhë: Trump i keqardhur pas sulmit izraelit në Doha
Presidenti amerikan, Donlad Trump u njoftua paraprakisht për sulmin e Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha dhe e konsideron atë një “incident të pafat”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë zyrtare të martën. Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt tha se Trump u njoftua nga ushtria amerikane për planin e Izraelit për të nisur [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donlad Trump u njoftua paraprakisht për sulmin e Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha dhe e konsideron atë një “incident të pafat”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë zyrtare të martën.
Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt tha se Trump u njoftua nga ushtria amerikane për planin e Izraelit për të nisur një sulm në Katar.
“Bombardimi i njëanshëm brenda Katarit – një vend sovran dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara që po punon shumë fort dhe po merr me guxim rreziqe me ne për të ndërmjetësuar paqen – nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit ose të Amerikës”, tha ajo.
Leavitt shtoi se “presidenti e sheh Katarin si një aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara dhe ndihet shumë i keqardhur për vendndodhjen e sulmit”.