Shtetasi i Kroacisë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar arrestohet në Prishtinë

Shtetasi i Kroacisë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar arrestohet në Prishtinë

Një shtetas i Kroacisë është arrestuar të martën në Prishtinë, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi ka ndodhur më rreth orës 10:30.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me veprën për të cilën i dyshuari është shpallur në kërkim ndërkombëtar.