“Shtrenjtimi i naftës, dëm për ekonominë globale”/ Mbyllja e ngushticës së Hormuzit, Bajra: Irani po i bën dëm vetes
Eksperti i ekonomisë, Emanuel Bajra thotë se shtrenjtimi i naftës, lidhur me konfliktin Izrael-iran, i shkakton dëm ekonomisë globale. Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Bajra u shpreh se nëse Irani vendos mbylljen e ngushticës së Hormuzit, do dëmtojë ekonominë e tij, pasi ndodhet ende nën sanksione nga SHBA dhe BE. “Ndërlikim [...]Read More...

Eksperti i ekonomisë, Emanuel Bajra thotë se shtrenjtimi i naftës, lidhur me konfliktin Izrael-iran, i shkakton dëm ekonomisë globale.
Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Bajra u shpreh se nëse Irani vendos mbylljen e ngushticës së Hormuzit, do dëmtojë ekonominë e tij, pasi ndodhet ende nën sanksione nga SHBA dhe BE.
“Ndërlikim më i madh për Evropën, sesa për SHBA dhe Kinën. Kjo do t’i shkaktojë dëme të madhe Iranit, por edhe vendeve eksportuese si Arabia Saudite, apo vendeve importuese si Kina. Do të kemi efekte në shtrenjtim dhe në inflacion. Do mund të ndryshohej orientimi dhe infrastruktura nga Arabia Saudite, Kuvajti. Ekonomia e Iranit është akoma në sanksionet e SHBA dhe BE, vuan shumë, inflacioni ka shkuar në 300 përqind.”, theksoi ai./abcnews.al