Shumë aksidente rrugore: Shpejtësia dhe parakalimet e gabuara shkaktarët kryesorë

Edhe ky aksident, fatkeqësisht, është vetëm njëri në një sërë aksidentesh që ndodhin në zona të ndryshme të vendit, shkaku i të cilëve është shpejtësia dhe dalja nga rruga Brenda The post Shumë aksidente rrugore: Shpejtësia dhe parakalimet e gabuara shkaktarët kryesorë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shumë aksidente rrugore: Shpejtësia dhe parakalimet e gabuara shkaktarët kryesorë

Edhe ky aksident, fatkeqësisht, është vetëm njëri në një sërë aksidentesh që ndodhin në zona të ndryshme të vendit, shkaku i të cilëve është shpejtësia dhe dalja nga rruga

Brenda vetëm një muaji, në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur pesë aksidente, pasojë e të cilave humbën jetën tre persona, dhe tre të tjerë mbetën të lënduar. Me siguri hetimi do të tregojë se shkaktari i aksidentit ku u lëndua rëndë një 20 vjeçar ka qenë shpejtësia e tepërt pasi këtë e dëshmon edhe automjeti i dëmtuar i cili pothuajse u nda në gjysmë pasi u përplas në një shtyllë dritash. Edhe ky aksident, fatkeqësisht, është vetëm njëri në një sërë aksidentesh që ndodhin në zona të ndryshme të vendit, shkaku i të cilëve është shpejtësia dhe dalja nga rruga. Për shkak të shpeshtimit të aksidenteve të tilla, javët dhe muajt e fundit në buletinet e policisë mund të gjinden më shumë raporte për aksidente trafiku në të cilat ka ndodhur dalja nga rruga.

Me sa duket, aksidentet që përfshijnë automjete që dalin nga rruga po bëhen më të zakonshme dhe po tejkalojnë ato që përfshijnë përplasjet midis dy ose më shumë veturave. Nuk ka dyshim që pas kësaj qëndron lëvizja shumë e shpejtë dhe e parregulluar e drejtuesve, moskujdesi ndaj kushteve të rrugës, natyra e kthesave, kontrolli mbi automjetin. Do të thotë që arsyeja kryesore për aksidente të tilla është faktori njeri (shoferi).

“Ka edhe një përgjegjësi të madhe të vetë drejtuesve të mjeteve, të atyre që menaxhojnë mjetin, që vendosin me çfarë shpejtësie do të hyn në një qoshe të rrezikshme, që nuk marrin parasysh kushtet, kufirin e shpejtësisë, mundësin e shfaqjes së një kafshe. Janë disa faktor që duhet pasur kujdes që të mos ndodhin aksidente të tilla trafiku. Me më shumë disiplinë dhe rrugë më të përshtatura, ato me të vërtet mund të reduktohen ndjeshëm”, vlerëson Pece Llozanov, ekspert i trafikut.

Edhe në Konferencën e fundit Ndërkombëtare për Sigurinë në Trafikun Rrugor të organizuar nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor u theksua se faktori njerI është çelësi i aksidenteve në trafik. U tha gjithashtu se edhe pse kemi një trend në rënie në tre vitet e fundit, në aksidente trafiku janë rreth 120 viktima, ndërsa sipas të gjitha analizave deri më tani shkaku më i madh i aksidenteve në komunikacion është shpejtësia mbi 60%. “Mesatarisht kemi rreth 250 mijë gjoba në vit, ndaj kjo tregon se sa intensivisht punon MPB-ja, por edhe sa intensivisht nuk respektohen rregullat. Ne vazhdojmë të punojmë në mënyrë parandaluese, të ndikojmë në vetëdijen e qytetarëve, por edhe represivisht, sepse për fat të keq disa nga qytetarët nuk i pranojnë mesazhet tona”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski. Mesazhi i takimit ishte se nëse të gjithë i respektojmë rregullat nuk do të kemi aksidente në trafik, por për këtë nevojiten ndryshime të mëdha në sjellje, në radhë të parë nga ana e atyre që drejtojnë automjetet. (koha.mk)

The post Shumë aksidente rrugore: Shpejtësia dhe parakalimet e gabuara shkaktarët kryesorë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .