Si festuan personazhet e famshëm zviceranë pas suksesit të kombëtares së femrave?

Tifozët në stadiumin e Gjenevës dhe në të gjithë Zvicrën përjetuan një mbrëmje plot emocione të enjten, kur kombëtarja e grave arriti të sigurojë kualifikimin për çerekfinalet e Kampionatit Evropian pas një ndeshjeje të vështirë dhe një fundi dramatik. Goli në minutën e 92-të shkaktoi shpërthim festimesh në të gjithë vendin dhe ngjalli reagime të […] The post Si festuan personazhet e famshëm zviceranë pas suksesit të kombëtares së femrave? appeared first on Albinfo.

Si festuan personazhet e famshëm zviceranë pas suksesit të kombëtares së femrave?

Tifozët në stadiumin e Gjenevës dhe në të gjithë Zvicrën përjetuan një mbrëmje plot emocione të enjten, kur kombëtarja e grave arriti të sigurojë kualifikimin për çerekfinalet e Kampionatit Evropian pas një ndeshjeje të vështirë dhe një fundi dramatik. Goli në minutën e 92-të shkaktoi shpërthim festimesh në të gjithë vendin dhe ngjalli reagime të shumta nga figura të njohura të sportit, politikës dhe kulturës, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.

Adolf Ogi: “Ishte si një thriller”

Ish-këshilltari federal dhe dikur ministër i sportit, Adolf Ogi, përshkroi emocionet e përjetuara në fund të ndeshjes si “një thriller të vërtetë”. “Pas penalltisë, mendova se gjithçka mbaroi. Por si ish-ministër i sportit, duhet të besosh deri në fund. Dhe kur erdhi minuta e 92-të, ishte thjesht e pabesueshme.”

Mona Vetsch: “Njohja e afërt më bëri ta jetoj ndryshe”

Gazetarja dhe prezantuesja e SRF, Mona Vetsch, ka ndjekur kombëtaren për një vit përmes emisionit “Mona mitendrin” dhe e njeh ekipin nga afër. “Kur i njeh nga brenda, nuk e sheh ndeshjen vetëm si spektator, por e përjeton edhe më intensivisht. Kjo fitore është rezultat i shumë përpjekjesh dhe karakteri.”

Ivan Rakitić: “Një fitore që përçon frymëzim”

Ish-futbollisti i mirënjohur, Ivan Rakitić, përgëzoi ekipin dhe e vlerësoi ndeshjen si një moment kyç për zhvillimin e futbollit të femrave. “Vajzat e mia e duan futbollin dhe janë të frymëzuara. Jam i bindur se kjo fitore ka një ndikim të madh në perceptimin e futbollit të femrave në mbarë botën.”

Martin Pfister: “Emocione në një ekran të vogël”

Ministri i Sportit, Martin Pfister, e ndoqi ndeshjen përmes telefonit dhe u emocionua deri në sekondat e fundit. “Nuk e kam përjetuar kurrë një ndeshje në këtë mënyrë. Tani dua të ofroj një mbështetje të veçantë për këto lojtare që po shkruajnë histori.”

Bänz Friedli: “Mrekullitë ndodhin – unë kam bileta për gjysmëfinalen!”

Artisti dhe komediani Bänz Friedli, i njohur për dashurinë ndaj sportit, e përjetoi ndeshjen me entuziazëm dhe optimizëm. “Kam bileta për gjysmëfinalen, por kurrë nuk mendoja se Zvicra do të ishte aty. Tani besoj se gjithçka është e mundur. Kjo skuadër po mëson të përballojë presionin dhe ka mbështetjen e plotë të tifozëve – ‘gruaja e dymbëdhjetë’ është me to.”

Pas këtij suksesi emocional, Zvicra do të përballet me kombëtaren e fuqishme të Spanjës në çerekfinale, transmeton albinfo.ch.

The post Si festuan personazhet e famshëm zviceranë pas suksesit të kombëtares së femrave? appeared first on Albinfo.