Si ia doli të shpëtonte i mbijetuari i vetëm nga përplasja tragjike e avionit në Indi?
Në mesin e 242 pasagjerëve në bordin e një avioni të kompanisë Air India që u rrëzua sot, vetëm një person arriti të mbijetojë – Ramesh Viswashkumar. Sipas autoriteteve vendore, ai ishte ulur pranë një daljeje emergjente dhe arriti të largohej nga avioni në momentet vendimtare. Në një rrëfim emocional për mediat lokale nga shtretëria […] The post Si ia doli të shpëtonte i mbijetuari i vetëm nga përplasja tragjike e avionit në Indi? appeared first on Albinfo.

Në mesin e 242 pasagjerëve në bordin e një avioni të kompanisë Air India që u rrëzua sot, vetëm një person arriti të mbijetojë – Ramesh Viswashkumar. Sipas autoriteteve vendore, ai ishte ulur pranë një daljeje emergjente dhe arriti të largohej nga avioni në momentet vendimtare.
Në një rrëfim emocional për mediat lokale nga shtretëria e spitalit, Viswashkumar, 40 vjeç, u identifikua si një shtetas britanik që po kthehej në Mbretërinë e Bashkuar bashkë me vëllanë e tij, pas një vizite te familjarët në Indi. Ai përshkroi momentet pas përplasjes si kaotike dhe të frikshme:
“Kur u zgjova, pashë trupa përreth meje. U ngrita në panik dhe vrapova. Çdo gjë ishte e shkatërruar. Një person më ndihmoi të futesha në një ambulancë dhe u transportova menjëherë në spital”, tregoi ai për Hindustan Times, cituar nga Reuters.
Dëshmitarët dhe pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqin një burrë me bluzë të bardhë të njollosur me gjak, duke ecur me ndihmën e një mjeku – përputhje e dukshme me pamjen e Viswashkumar pas aksidentit.
Sipas të dhënave të publikuara, ai ishte i ulur në vendin 11A të avionit, që kishte si destinacion aeroportin Gatwick në Londër. Ai gjithashtu ka kërkuar ndihmë për të gjetur vëllanë e tij, Ajay, i cili ndodhej në një pjesë tjetër të avionit gjatë fluturimit.
Policia indiane ka konfirmuar se mbijetesa e tij u bë e mundur falë pozicionit të tij afër daljes së emergjencës, të cilën arriti ta përdorë në kohë. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vazhdojnë.
The post Si ia doli të shpëtonte i mbijetuari i vetëm nga përplasja tragjike e avionit në Indi? appeared first on Albinfo.