Siljanovska Davkova: Lufta në Ukrainë nuk është problem ukrainas, por problem evropian dhe botëror

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të mbajë fjalim në seancën plenare të Samitit të Paqes në Ukrainë, i cili po mbahet në Burgenstock në liqenin e Lucernit në Zvicër. Para fillimit të seancës, presidentja Siljanovska Davkova tha se një nga mesazhet më të rëndësishme është që luftën në Ukrainë ta trajtojmë jo si problem […]

Siljanovska Davkova: Lufta në Ukrainë nuk është problem ukrainas, por problem evropian dhe botëror

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të mbajë fjalim në seancën plenare të Samitit të Paqes në Ukrainë, i cili po mbahet në Burgenstock në liqenin e Lucernit në Zvicër. Para fillimit të seancës, presidentja Siljanovska Davkova tha se një nga mesazhet më të rëndësishme është që luftën në Ukrainë ta trajtojmë jo si problem ukrainas, por si problem evropian dhe botëror, transmeton Portalb.mk.

“Kishte mendime të pandashme se dialogu është një gjë e shëndoshë, se konferenca e paqes arriti vërtet njohuri unike pavarësisht nga shumë pjesëmarrës. Në shumicën e rasteve, të gjithë i referoheshim Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjithë i referoheshim zgjidhjeve paqësore”, tha presidentja Siljanovska Davkova.

Ajo shtoi se sot ka marrë pjesë edhe në panelin për sigurinë, gjegjësisht rrezikun për sigurinë ushqimore, nga i cili edhe ne jemi të prekur.

“Një tjetër dëshmi se ajo që po ndodh, pra lufta, na prek të gjithëve dhe se të gjithë duhet të ndihmojmë për të gjetur një zgjidhje, pra një zgjidhje të drejtë për Ukrainën, një zgjidhje që garanton paqen e përhershme”, tha presidentja Siljanovska Davkova.

Duke falënderuar Konfederatën Zvicerane për organizimin e Samitit, ajo shtoi se ka pasur takime të shkurtra me Presidenten e Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Në margjinat e konferencës, presidentja Siljanovska Davkova zhvilloi takime me disa liderë të tjerë botërorë.

Kujtojmë se Shkupi më 13 dhe 14 qershor ishte nikoqir i Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive nga Evropa Juglindore.

LEXO: Shkupi nikoqir i Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive nga Evropa Juglindore