Siria zhytet në dhunë/ Mbi 1300 të vrarë nga përplasjet e besnikëve të Assad me forcat e sigurisë

Numri i të vdekurve nga përplasjet mes forcave siriane të sigurisë dhe besnikëve të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, është rritur në më shumë se 1311 persona këtë të hënë sipas të dhënave më të fundit nga Observatori Sirian për të Drejtat e njeriut. Në raportin e kësaj organizate Humanitare me bazë në Mbretërinë e [...]Read More...

Siria zhytet në dhunë/ Mbi 1300 të vrarë nga përplasjet e besnikëve të Assad me forcat e sigurisë

Numri i të vdekurve nga përplasjet mes forcave siriane të sigurisë dhe besnikëve të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, është rritur në më shumë se 1311 persona këtë të hënë sipas të dhënave më të fundit nga Observatori Sirian për të Drejtat e njeriut.

Në raportin e kësaj organizate Humanitare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se përveç gati 850 civilëve të vrarë, kryesisht nga të shtënat nga një distancë e afërt, janë vrarë gjithashtu 231 anëtar të  forca qeveritare të sigurisë dhe rreth 250 militantë me grupe të armatosura të lidhura me Asadin.

Monitoruesi i luftës shtoi gjithashtu se energjia elektrike dhe uji i pijshëm u ndërprenë në zona të mëdha rreth qytetit bregdetar perëndimor të Latakias.

Përplasjet që filluan të enjten shënuan një përshkallëzim të madh në sfidën ndaj qeverisë së re në Damask, tre muaj pasi kryengritësit morën autoritetin pas largimit të Asadi nga pushteti.

Qeveria ka thënë se ata po i përgjigjen sulmeve nga pjesa e mbetur e forcave të Asadit dhe fajësoi veprimet individuale për dhunën e shfrenuar.

Vrasjet hakmarrëse që filluan të premten nga persona të armatosur myslimanë sunitë besnikë ndaj qeverisë kundër anëtarëve të sektit pakicë alavit të Asadit janë një goditje e madhe për Hajat Tahrir al Sham. Alavitët përbënin një pjesë të madhe të bazës mbështetëse të Asadit për dekada.

Udheheqesi aktual i Sirisë Ahmed Al Shara I njohur ndryshe edhe si Al Xholani është zotuar se të gjithë ata të cilët janë përfshirë në vrasjen e civilëve të pafajshëm do të mbaen përgjegjës për krimet e tyre./abcnews.al