Bie sistemi në anën greke, radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar Kapshticë

Bie sistemi në anën greke, radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar Kapshticë
Radhë të gjata në tokën neutrale në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës si dhe në anën greke, ku drejtues mjetesh kanë orë që presin për të hyrë në territorin e Shqipërisë.
Situata është krijuar për shkak të rënies së sistemit EES i përdorur nga autoritetet greke për vendet e zonës Shengen.
Shtetasit shqiptarë bëjnë me dije se kanë më shumë se dy orë që presin për të kaluar në anën tjetër të kufirit, aty ku jetojnë e punojnë, ndërkohë që ka të tjerë banorë të juglindjes kryesisht që shkojnë në qytetet e para kufitare për të blerë mallra ushqimore.
Autoritetet tona të kufirit kanë pasur disa herë kontakte me homologët e vendit fqinj për gjetjen e një zgjidhje me qëllim normalizimin e situatës.
Pala shqiptare i ka kërkuar Policisë Kufitare greke për shtetasit shqiptarë që kanë dokumenta greke të punohet në mënyrë manuale.
Burimi i lajmit:opinion.al
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



