Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

Projekti CYCLE-FIRE: Community-Youth-Centered Landscape Fire Reduction ka sjellë një qasje inovative në parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, duke vendosur komunitetin dhe të rinjtë në qendër të zgjidhjeve.

Kjo video prezanton rezultatet konkrete të një pune të përbashkët në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut: liderë të trajnuar, komunitete më të ndërgjegjësuara dhe një bashkëpunim më i fortë për mbrojtjen e territorit.

Nga kombinimi i njohurive tradicionale me teknikat moderne, deri te angazhimi i të rinjve, CYCLE-FIRE tregon se ndryshimi është i mundur kur veprojmë së bashku.