Sizmologu Mustafa: Prishtina i vetmi vend në botë që vërshohet pa lumë

Sizmologu Shemsi Mustafa, e ka kritikuar pushtetin lokal në Prishtinë lidhur me mënyrën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore. Reagimi i tij vjen pasi në kryeqytet ra një sasi e madhe e shiut, që shkaktoj vërshime në shumë zona. Mustafa tha se “Prishtina ka mungesë totale profesionale të rregullimit të planeve urbanistike sipas kritereve”. […]

Sizmologu Mustafa: Prishtina i vetmi vend në botë që vërshohet pa lumë

Sizmologu Shemsi Mustafa, e ka kritikuar pushtetin lokal në Prishtinë lidhur me mënyrën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

Reagimi i tij vjen pasi në kryeqytet ra një sasi e madhe e shiut, që shkaktoj vërshime në shumë zona.

Mustafa tha se “Prishtina ka mungesë totale profesionale të rregullimit të planeve urbanistike sipas kritereve”.

“Në takimet që i mbajmë për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore me vendas dhe ndërkombëtarë, para disa viteve kam ngritur këtë problem për kryeqytetin tonë Prishtinë, që është i vetmi vend në rajon dhe në botë që vershohet pa lumë”, tha ai.

Kritika të tilla ai kishte pasur edhe para gati tri vjetëve duke jep një mendim të tij.