S’ka marrëveshje Kurti-Limaj, priten sërish takime

Në orët e mesditës, në qendër të qytetit janë takuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njëherësh kryeministër në detyrë, dhe kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj. Takimi është mbajtur në një restorant në Prishtinë, dhe mbetet e paqartë se çfarë u diskutua. Nga LVV-ja dhe Nisma nuk janë deklaruar pas takimit, supozohet se temë

S’ka marrëveshje Kurti-Limaj, priten sërish takime

Në orët e mesditës, në qendër të qytetit janë takuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njëherësh kryeministër në detyrë, dhe kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Takimi është mbajtur në një restorant në Prishtinë, dhe mbetet e paqartë se çfarë u diskutua. Nga LVV-ja dhe Nisma nuk janë deklaruar pas takimit, supozohet se temë ka qenë ngërçi institucional.

Kurti e Limaj s`kanë arritur marrëveshje, nga burimet e RTK-së mësohet se do të ketë sërish takime mes tyre.

Ky takim ishte paralajmëruar gjatë gjithë javës.