S’kanë të ndalur problemet, Facebooku sërish bie nga sistemi
Facebooku sërish bie nga sistemi Rrjeti më i madh social, Facebook, ka rënë sërish nga sistemi, vetëm dy javë pasi një rënie masive i kushtoi qindra miliona dollarë. Përdorues nga e gjithë bota kanë raportuar problemin për qasje në rrjeti social në mesditën e së shtunës. Një rënie shtatëorëshe në tetor – ku u përfshinë […]
![S’kanë të ndalur problemet, Facebooku sërish bie nga sistemi](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2021/06/facebook.png)
Facebooku sërish bie nga sistemi
Rrjeti më i madh social, Facebook, ka rënë sërish nga sistemi, vetëm dy javë pasi një rënie masive i kushtoi qindra miliona dollarë.
Përdorues nga e gjithë bota kanë raportuar problemin për qasje në rrjeti social në mesditën e së shtunës.
Një rënie shtatëorëshe në tetor – ku u përfshinë Facebooku, Instagrami, WhatsAppi e Messengeri – ishte defekti më i madh me të cilin qe përballur Facebooku ndër vite.
Rënia e Facebookut është raportuar të shtunën, me mijëra përdorues që kanë shfrytëzuar platforma tjera si Twitteri për ta raportuar rënien.
Nuk dihen shkaqet e telasheve të reja të gjigantit teknologjik.