“Skenar politik”, Mozzik reagon pas deklaratave se ora e tij ishte fallco
Reperi i njohur, Mozzik javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se ekspozoi orën luksoze “Richard Mille” në rrjetet sociale, si dhuratë që ia ka bërë vetës për ditëlindje, e cila ju konfiskua në doganë. Mirëpo, duke u thelluar më tutje në këtë histori, filluan dyshimet se ora e reperit mund […]

Reperi i njohur, Mozzik javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se ekspozoi orën luksoze “Richard Mille” në rrjetet sociale, si dhuratë që ia ka bërë vetës për ditëlindje, e cila ju konfiskua në doganë.
Mirëpo, duke u thelluar më tutje në këtë histori, filluan dyshimet se ora e reperit mund të jetë false dhe për këtë u urdhërua një ekzaminim për ta vërtetuar.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kompania ligjore ka konfirmuar se ora e sekuestruar është e falsifikuar, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille.
Tutje ata janë shprehur se verifikimi i është komunikuar gjithashtu edhe Doganës së Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë.
“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se: Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille”, kanë shkruar kompani.
Mozzik ka reaguar për herë të parë publikisht pas bujës së krijuar nga konfiskimi i orës së tij luksoze në Doganën e Kosovës, e pas zbulimit se ajo ishte fallco.
Screenshot ScreenshotPërmes një shkrimi të gjatë, ai ka akuzuar disa figura të Lëvizjes Vetëvendosje se e kanë kthyer çështjen në një hakmarrje personale ndaj tij. Në reagimin e tij, Mozzik ka thënë se gjithçka që ndodhi me ndalimin e tij në aeroport ishte një “lojë” që sipas tij u përdor si skenar politik. Ai pretendon se personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë vepruar nën presionin e ministrit të Financave Hekuran Murati dhe deputetit Dimal Basha.