Sondazhi i fundit, Jahiu: VLEN vështirë se do të mund të fitojë një komunë!
Gazetari dhe analisti politik Ylber Jahiu, duke komentuar rezultatet e fundit të anketave dhe zhvillimet në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, vlerëson se gjendja aktuale është pasqyrë e qartë e deshqiptarizimit të institucioneve dhe shtypjes së vazhdueshme të të drejtave elementare të shqiptarëve në vend. “Shqiptarët jo që nuk përparuan, por humbën edhe […] The post Sondazhi i fundit, Jahiu: VLEN vështirë se do të mund të fitojë një komunë! appeared first on InfoShqip.com.

Gazetari dhe analisti politik Ylber Jahiu, duke komentuar rezultatet e fundit të anketave dhe zhvillimet në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, vlerëson se gjendja aktuale është pasqyrë e qartë e deshqiptarizimit të institucioneve dhe shtypjes së vazhdueshme të të drejtave elementare të shqiptarëve në vend.
“Shqiptarët jo që nuk përparuan, por humbën edhe atë që kishin”, u shpreh Jahiu në një deklaratë.
Duke folur për rënien e mbështetjes ndaj koalicionit VLEN, Jahiu theksoi se Arben Taravari ishte ai që krijoi frymën e parë dhe energjinë mobilizuese, duke përmendur edhe momentin simbolik që u bë i njohur si “selfia e famshme në Gostivar”. Sipas tij, largimi i Taravarit nga VLEN ka krijuar një boshllëk të madh politik dhe ka prodhuar një rënie të pashmangshme.
“VLEN, nëse vazhdon të qëndrojë në qeveri, do të ketë rënie edhe më të thellë. Sipas kësaj logjike dhe dinamikës aktuale, VLEN vështirë se do të mund të fitojë një komunë”, tha Jahiu.
Ai paralajmëron se mosreagimi ndaj drejtimit antishqiptar të politikave qeveritare, si dhe mangësia e përfaqësimit legjitim, po e dëmtojnë rëndë pozitën e shqiptarëve në institucionet shtetërore.
The post Sondazhi i fundit, Jahiu: VLEN vështirë se do të mund të fitojë një komunë! appeared first on