Sonte përfundon Sunny Hill
Nata e tretë dhe e fundit e festivalit më të madh në Kosovë, Sunny Hill Festival, do të sjell performancën audiovizuale nga Anyma – projekti solo i Matteo Millerit, i cili do të mbyllë skenën kryesore me një udhëtim të paharrueshëm muzikor dhe vizual. Në skenën C4, festivali do të përmbyllet sonte me sensacionin global…

Në skenën C4, festivali do të përmbyllet sonte me sensacionin global Peggy Gou, DJ dhe producente e hitit viral “(It Goes Like) Nanana”, e cila do të sjellë një prej seteve më të pritura të këtij edicioni.
Kurse, mbrëmë kanë performuar Shawn Mendez me hitet e tij të shumta botërore, dhe DJ i njohur nga Brazili – Mochakk.
Aty u pa edhe këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa me të fejuarin e saj.
Sunny Hill Festival, nisi të shtunën në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku për tri netë me radhë ngjiten në skenë emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe shqiptare.
Edicioni i sivjetmë është hapur nga ylli me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila tha se ka thënë se është kënaqësi që ka pasur mundësi ta krijojë një festival në Kosovë me familjen e saj.
“Tash na bëhen gjashtë vjet dhe po më duket çdo vit po bëhet mirë e më mirë”, ka thënë Dua Lipa.
Ajo pasi falënderoj familjen e saj tha se “Kosova ka lezet, t’i tregojmë krejt botës”, derisa ka ndezur menjëherë atmosferën me përformancën e saj.
Dua Lipës në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ i është bashkuar edhe baba i saj, Dukagjin Lipa.
Të dy ata së bashku kanë kënduar këngën e Gjurmëve ‘Era’.