Sot i jepet lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Muhamet Beqirit
Sot do të varroset në fshatin Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Beqiri. Ai ndërroi jetë teksa ishte në krye të detyrës. I ndjeri ka lindur në Talinoc të Muhaxherëve Komuna Ferizaj. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, Zona Operative e Nerodimes, pas transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse […]
![Sot i jepet lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Muhamet Beqirit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654456-sot-i-jepet-lamtumira-e-fundit-nenoficerit-te-fsk-se-muhamet-beqirit.jpg)
Sot do të varroset në fshatin Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Beqiri.
Ai ndërroi jetë teksa ishte në krye të detyrës.
I ndjeri ka lindur në Talinoc të Muhaxherëve Komuna Ferizaj.
Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, Zona Operative e Nerodimes, pas transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës ka shërbyer në Batalionin e Xhenios, ndërsa që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në Kompaninë e Deminimit. Vdekja e ndau në pozitën e nënoficerit të lartë, Udhëheqës i Instruktorëve në sektorin e Auto shkollës, pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Pas vetës la bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.