Sot sytë nga Ferma e VIP-ave, 6 banorë në garë për çmimin e madh. Pretedente shihet këngëtarja…

”Ferma VIP”, edicioni i parë, sot në mbrëmje mban finalen e madhe që vendos gjashtë konkurrentët jo vetëm përballë gjykimit të publikut përmes televotimit por edhe sfidave që identifikojnë këtë reality show. Çiljeta Xhilaga, Dijonis Biba, Ditea Berisha, Baby G, Florjan Agalliu dhe Renis Gjoka janë gjashtë finalistët që i rezistuan formulës komplekse në këto [...] The post Sot sytë nga Ferma e VIP-ave, 6 banorë në garë për çmimin e madh. Pretedente shihet këngëtarja… appeared first on Kolibri.

Sot sytë nga Ferma e VIP-ave, 6 banorë në garë për çmimin e madh. Pretedente shihet këngëtarja…

”Ferma VIP”, edicioni i parë, sot në mbrëmje mban finalen e madhe që vendos gjashtë konkurrentët jo vetëm përballë gjykimit të publikut përmes televotimit por edhe sfidave që identifikojnë këtë reality show.

Çiljeta Xhilaga, Dijonis Biba, Ditea Berisha, Baby G, Florjan Agalliu dhe Renis Gjoka janë gjashtë finalistët që i rezistuan formulës komplekse në këto 82 ditë izolimi nga jeta e zakonshme.

Televotimi për fituesin e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, vijon të jetë i hapur ndërsa finalistët janë përgatitur fizikisht dhe emocionalisht për të tejkaluar qarkoren e sfidave. Përballje në grupe apo individuale, kjo mbetet për t’u parë gjatë spektaklit.

Nën drejtimin e producentes Holta Dulaku, Ferma V.I.P. ia doli të rrëmbejë edhe publikun shqiptar. Një patentë ndërkombëtare e shpërndarë dhe realizuar në më shumë se 50 shtete të botës, 30 prej të cilëve me edicione të përvitshme, duke nisur nga viti 2001.

The post Sot sytë nga Ferma e VIP-ave, 6 banorë në garë për çmimin e madh. Pretedente shihet këngëtarja… appeared first on Kolibri.