Fotot nxjerrin zbuluar Fedez dhe modelen franceze

Pas pamjeve që qarkulluan kudo në rrjet, nuk ka më vend për aludime. Fedez dhe modelja franceze Garance Authie janë zyrtarisht në një romancë. Fotot e të dyve të realizuara gjatë ‘Grand Prix’ në Monte Carlo vërtetuan se dyshja tashmë janë çift dhe kanë qenë vetë ata që kanë lënë të kuptohet, duke vendosur të […]

Fotot nxjerrin zbuluar Fedez dhe modelen franceze

Pas pamjeve që qarkulluan kudo në rrjet, nuk ka më vend për aludime. Fedez dhe modelja franceze Garance Authie janë zyrtarisht në një romancë.

Fotot e të dyve të realizuara gjatë ‘Grand Prix’ në Monte Carlo vërtetuan se dyshja tashmë janë çift dhe kanë qenë vetë ata që kanë lënë të kuptohet, duke vendosur të luajnë me ndjekësit dhe mediat përmes profileve të tyre sociale.

Në disa postime vihen re duart e një vajze në story-t në Instagram të Fedez-it të xhiruar në apartamentin e tij të ri. Vajza kishte të njëjtin manikyr dhe të njëjtat unaza me të cilat Garance shfaqej në një foto në profilin e saj.

Garance Authié, e lindur në vitin 2004, filloi modelimin që në fëmijëri, me një karrierë të shkëlqyer që së fundmi e pa atë në disa shfaqje mode në të njëjtën kohë me Festivalin e Filmit në Kanë.