SPAK shkatërron rrjetin kriminal që transferonte miliona euro nga Zvicra në Shqipëri
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal që kishte ngritur një sistem informal të transferimit të parave nga Zvicra. Sipas SPAK, hetimet në bashkëpunim me autoritetet zvicerane zbuluan se personat nën hetim, me iniciale E.F, B.F dhe P.K, së bashku me bashkëpunëtorë të […] The post SPAK shkatërron rrjetin kriminal që transferonte miliona euro nga Zvicra në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal që kishte ngritur një sistem informal të transferimit të parave nga Zvicra.
Sipas SPAK, hetimet në bashkëpunim me autoritetet zvicerane zbuluan se personat nën hetim, me iniciale E.F, B.F dhe P.K, së bashku me bashkëpunëtorë të tyre me banim në Luzern, kishin ngritur sistemin e njohur si “Hawala”, përmes të cilit transferonin shuma të mëdha parash të gjeneruara nga trafikimi i drogës në Zvicër dhe vende të tjera.
Ky sistem u mundësonte atyre të dërgonin para në Shqipëri në mënyrë të shpejtë dhe pa lënë gjurmë bankare. Paratë dorëzoheshin fillimisht te bashkëpunëtorët në Zvicër, të cilët njoftonit menjëherë drejtuesin e grupit në Tiranë, E.F, për shumën dhe pritësin final. Më pas, E.F në bashkëpunim me B.F dhe P.K dorëzonin të njëjtën shumë te personi pritës në Shqipëri.
Për realizimin e këtyre transferimeve janë përdorur zyra këmbimi valutor, agjenci transferimi parash dhe agjenci turistike. Sipas SPAK, fitimi i grupit ishte 6% e shumës totale të transferuar, që ndahej mes organizatorëve në Shqipëri dhe bashkëpunëtorëve në Zvicër.
The post SPAK shkatërron rrjetin kriminal që transferonte miliona euro nga Zvicra në Shqipëri appeared first on Albinfo.