Spanja në gjysmëfinale, përfundon ëndrra e Zvicrës

Spanja është gjysmëfinalistja e tretë e Evropianit për femra The post Spanja në gjysmëfinale, përfundon ëndrra e Zvicrës appeared first on Albinfo.

Spanja në gjysmëfinale, përfundon ëndrra e Zvicrës

Përfundoi ëndrra e Zvicrës në Euro 2025. Nati në shtëpinë e saj humbi nga favoritja Spanja 2:0.

Në takimin e zhvilluar në Bernë, dominuan futbollistet spanjolle, derisa humbën edhe dy penallti, shkruan albinfo.ch.

Afër 30 mijë shikues ishin në këtë sfidë, ku futbollistja shqiptare Riola Xhemaili hyri në minutën e 90-të.

Ajo la gjurmë në Evropian, pasi shënoi golin e barazimit ndaj Finlandës, që i siguroi Zvicrës kalimin në mesin e tetë më të mirave për herë të parë në histori.

Arritja në çerekfinale ishte sukses për Zvicrën, derisa Spanja kërkon titullin. Italia dhe Anglia po ashtu janë kualifikuar në gjysmëfinale.

The post Spanja në gjysmëfinale, përfundon ëndrra e Zvicrës appeared first on Albinfo.