Spanja-Zvicra, në kërkim të gjysmëfinales
Sonte zhvillohet çerekfinalja e tretë e Evropianit të Femrave The post Spanja-Zvicra, në kërkim të gjysmëfinales appeared first on Albinfo.

Ndeshjet interesante po vazhdojnë në Kampionatin Evropian të Futbollit të Femrave në Zvicër.
Pas Italisë dhe Anglisë që siguruan kualifikimin në gjysmëfinale, sonte një gjë të tillë e kërkojnë edhe Spanja-Zvicra, që është në program sonte nga ora 21:00, shkruan albinfo.ch.
Favorite është Spanja, për shkak të cilësisë dhe përvojës, derisa Zvicra ka përkrahjen nga publiku.
Kjo është hera e parë që Zvicra u kualifikua në gjysmëfinale, e pikërisht hera e parë që Zvicra organizon një Evropian.
Riola Xhemali luan për Zvicrën, që me golin e saj në barazimin 1:1 ndaj Finlandës dërgoi Natin në mesin e tetë më të mirave.
Deri më tani ka qenë festival i futbollit me shumë shikues e pa incidente.
The post Spanja-Zvicra, në kërkim të gjysmëfinales appeared first on Albinfo.