Spanjë, humbin jetën dy zjarrfikës/ Moti i nxehtë, viktima edhe në Francë
Vala e të nxehtit dhe zjarret që kanë përfshirë Europën vijojnë të lënë pas viktima, teksa kontinenti i vjetër përballet çdo ditë me temperatura rekord. Dy persona u gjetën të vdekur nga zjarrfikësit që po luftonin me flakët në rajonin e Katalonjës në Spanjë. Dy viktimat ishin të moshave 32 dhe 45 vjeç. Rajoni i [...]Read More...

Vala e të nxehtit dhe zjarret që kanë përfshirë Europën vijojnë të lënë pas viktima, teksa kontinenti i vjetër përballet çdo ditë me temperatura rekord.
Dy persona u gjetën të vdekur nga zjarrfikësit që po luftonin me flakët në rajonin e Katalonjës në Spanjë. Dy viktimat ishin të moshave 32 dhe 45 vjeç.
Rajoni i Katalonjës po përballet me zjarre të mëdha, teksa temperaturat në pjesën më të madhe të vendit nuk kanë zbritur nën 40 gradë.
Dy viktima të tjera nga vala e të nxehtit u regjistruan në Francë. Ministrja franceze e tranzicionit ekologjik tha se më shumë se 300 persona u përballen me probleme të shëndetit për shkak të nxehtësisë.
Franca u përball me qershorin e dytë më të nxehtë që kur temperaturat filluan të regjistroheshin për herë të parë në vitin 1900.
Qershori i vitit 2025 është atij të të vitit 2023, kur vendi përjetoi gjithashtu një valë të madhe të nxehti.
Disa rajone të Francës janë në alarm të kuq për nxehtësinë, teksa në disa pjesë lindore të vendit ka alarm për stuhi.
Valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se këto ndryshime do të jenë edhe më intensive, teksa planeti Tokë vazhdon të regjistrojë temperatura rekord./abcnews.al