Spektakël në stol: Allegri i ‘shuplakos’ Musah me një ‘CALMA!’ epik
Massimiliano Allegri dhuroi një tjetër moment klasik gjatë fitores së Milanit 2-0 ndaj Lecce-s, në debutimin e kuqezinjve në sezonin e ri të Serie A. Në minutat shtesë, kur Milani po ruante epërsinë dy-golëshe, Yunus Musah mori një rivënie anësore pranë bankinës dhe tentoi ta hidhte shpejt topin në lojë. Reagimi i Allegrit ishte i […]

Massimiliano Allegri dhuroi një tjetër moment klasik gjatë fitores së Milanit 2-0 ndaj Lecce-s, në debutimin e kuqezinjve në sezonin e ri të Serie A.
Në minutat shtesë, kur Milani po ruante epërsinë dy-golëshe, Yunus Musah mori një rivënie anësore pranë bankinës dhe tentoi ta hidhte shpejt topin në lojë. Reagimi i Allegrit ishte i menjëhershëm: trajneri italian u ngrit nga stoli, vrapoi drejt lojtarit amerikan dhe me britmën karakteristike “Calma!” e detyroi atë të ndalej e t’ia linte topin Fikayo Tomorit, përcjell ORAinfo.
Pamjet u filmuan dhe qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë tifozë i cilësuan si një shembull tipik të stilit të Allegrit – i përqendruar në kontrollin e detajeve edhe në sekondat e fundit të lojës.
Milani mbajti rezultatin dhe mori tre pikët e para të sezonit, një fitore që i jep Allegrit bazën për të ndërtuar më tej. Musah, pavarësisht episodit, zhvilloi një ndeshje të mirë dhe sipas mediave italiane mbetet në qendër të diskutimeve për një transferim të mundshëm drejt Atalantës. /ORAinfo/