Spiropali nesër në Kosovë, pritet nga Konjufca në mëngjes, më pas mbajnë një konferencë të përbashkët për media

Spiropali nesër në Kosovë, pritet nga Konjufca në mëngjes, më pas mbajnë një konferencë të përbashkët për media

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali do të vijë nesër në Prishtinë për vizitë, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi se takimi do të zhvillohet në orën 10:00.

“Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret nesër në takim Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Datë: 25 shkurt 2024. Ora: 10:00. Vendi: Objekti i MPJD-së”, thuhet në njoftim.

Pas takimit, Konjufca dhe Spiropali do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.