Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës nis projekti për rritjen e sigurisë dhe reagimin ndaj fatkeqësive

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës nis projekti për rritjen e sigurisë dhe reagimin ndaj fatkeqësive

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka filluar zyrtarisht zbatimi i një projekti të ri që synon rritjen e gatishmërisë institucionale për reagim ndaj fatkeqësive dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit.

Ky projekt ka për qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në përballimin e situatave emergjente, duke përfshirë pacientët, stafin dhe infrastrukturën spitalore.

Ai realizohet në formë donacioni nga organizata partnere IHS, me financim nga shteti zviceran, dhe konsiderohet një kontribut në avancimin e standardeve të sigurisë në institucionet publike shëndetësore.

Sipas njoftimit, projekti vlerësohet si një nga iniciativat e para të këtij lloji në sistemin publik shëndetësor në vend, duke synuar modernizimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe reagimit emergjent.

Nga drejtuesit e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës bëhet e ditur se nevoja për rritjen e sigurisë, me theks të veçantë në mbrojtjen kundër zjarrit, është identifikuar më herët.

Në këtë drejtim është hartuar dhe propozuar projekti, i cili ka marrë mbështetjen e donatorit IHS, duke mundësuar fillimin e zbatimit të tij. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/1392660932905584?ref=embed_post

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.