FSK stërvitet krah për krah me ushtrinë amerikane në Gjermani, Maqedonci: “Saber Junction 26”

FSK stërvitet krah për krah me ushtrinë amerikane në Gjermani, Maqedonci: “Saber Junction 26”

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me ushtrinë amerikane në Gjermani.

Maqedonci ka njoftuar se ushtarët e FSK-së janë duke marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Saber Junction 26”, në bazën ushtarake të SHBA-së në Hohenfels.

“FSK në ushtrimin ‘Saber Junction 26’ në Gjermani”, ka shkruar Maqedonci.

Sipas tij, pjesëtarët e FSK-së po zhvillojnë trajnim luftarak “force-on-force” me pjesëtarët e Batalionit të Parë, Regjimentit të 4-t të Këmbësorisë së SHBA-së, në kuadër të Qendrës së Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë (JMRC).

Pjesëmarrja e FSK-së në një stërvitje të tillë me trupat amerikane është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ushtarak Kosovë–SHBA dhe avancimit të kapaciteteve të FSK-së sipas standardeve të NATO-s.

FSK përballë trupave amerikane në një nga stërvitjet më të rëndësishme ushtarake në Evropë. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.