Stërvitjet ushtarake kineze pranë Japonisë nxisin tensione në rajon
Një stërvitje ushtarake kineze pranë Japonisë ka shkaktuar shqetësim në Tokio, e cila ka protestuar dhe ka bërë të njohura lëvizjet ushtarake kineze. Dy avionmbajtësit kinezë, Shandong dhe Liaoning, kanë realizuar stërvitje të përbashkëta, përfshirë ngritje dhe ulje të avionëve luftarakë, disa prej të cilëve janë afruar shumë pranë aeroplanëve japonezë. Japonia ka publikuar një [...]Read More...

Një stërvitje ushtarake kineze pranë Japonisë ka shkaktuar shqetësim në Tokio, e cila ka protestuar dhe ka bërë të njohura lëvizjet ushtarake kineze. Dy avionmbajtësit kinezë, Shandong dhe Liaoning, kanë realizuar stërvitje të përbashkëta, përfshirë ngritje dhe ulje të avionëve luftarakë, disa prej të cilëve janë afruar shumë pranë aeroplanëve japonezë. Japonia ka publikuar një hartë që tregon pozitat e avionmbajtësve, duke theksuar kalimin e Liaoning përtej “zinxhirit të dytë të ishujve” të Japonisë.
Kina ka mbrojtur aktivitetet e saj si të ligjshme dhe ka akuzuar Japoninë për “veprime të rrezikshme”. Po ashtu, Pekini ka njoftuar se provat e detit për avionmbajtësin e saj më të ri, Fujian, po ecin sipas planit dhe ai do të përdorë katapulta elektromagnetike, një teknologji që përdorin vetëm SHBA-të deri tani.
Kjo stërvitje ndodhi pas një ushtrimi tjetër të shumëkritikuar të Kinës në Detin Tasman, që shkaktoi shqetësim në Australi dhe Zelandën e Re. Lëvizjet e Kinës vijnë gjithashtu në një kohë kur SHBA-ja po premton të ruajë praninë e saj në Indo-Paqësor, duke iu përgjigjur akuzave të Kinës se SHBA është “shkaktari më i madh” i tensioneve në Azi./abcnews.al