Stërvitjet ushtarake që u mbajtën afër Bujanocit “konfirmojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA-Serbi”
Stërvitjet ndërkombëtare ushtarake “Ujku Platin 25”, që u mbajtën në jug të Serbisë “konfirmojnë bashkëpunimin ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, tha më 27 qershor Ambasada amerikane në Beograd. “Këto ushtrime janë gurthemel i bashkëpunimit tonë dypalësh dhe prioritet i rëndësishëm për ushtrinë serbe, ashtu edhe për atë amerikane”, tha Paul Jukiq, ushtrues detyre [...]Read More...

Stërvitjet ndërkombëtare ushtarake “Ujku Platin 25”, që u mbajtën në jug të Serbisë “konfirmojnë bashkëpunimin ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, tha më 27 qershor Ambasada amerikane në Beograd.
“Këto ushtrime janë gurthemel i bashkëpunimit tonë dypalësh dhe prioritet i rëndësishëm për ushtrinë serbe, ashtu edhe për atë amerikane”, tha Paul Jukiq, ushtrues detyre i zëvendësshefit të misionit të Ambasadës amerikane.
Stërvitjet taktike u zhvilluan në bazë ushtarake “Jug” afër Bujanocit në jug të Serbisë, nga 12 deri më 27 qershor, nën organizimin e Ushtrisë së Serbisë me mbështetjen e Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së.
Në këtë ushtrim morën pjesë mbi 700 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë dhe të forcave të armatosura nga Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Italia, Hungaria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar.
Ky është ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar që është mbajtur në territorin e Serbisë që nga viti 2014, dhe bën përjashtim nga një vendim i Qeverisë serbe për moratorium mbi mbajtjen e ushtrimeve ushtarake me partnerë të huaj.