Studentët e Korçës pa vendim për vijimin e protestës, ndahen qëndrimet mes bojkotit dhe vijimit të mësimit

Këtë të martë, studentët e Universitetit të Korçës kanë zhvilluar një takim për të diskutuar për përfshirjen ose jo në protestat që kanë nisur prej pesë ditësh në qytet, kryesisht me nxënës të gjimnazeve, por edhe qytetarë.
Pas një ore e gjysmë diskutimesh, mendimet e studentëve kanë qenë të ndryshme dhe nuk kanë dalë me një vendimmarrje konkrete.
Burime të siguruara pranë Këshillit Studentor thanë se ka pasur studentë që kanë kërkuar bojkot të mësimit, të tjerë kanë kërkuar përfshirjen në protesta pas procesit mësimor, ndërsa ka pasur edhe studentë që kanë qenë kundër bojkotit dhe pjesëmarrjes në protestë.
Studentët dhe anëtarët e Këshillit Studentor nuk kanë pranuar të prononcohen për gazetarët. Të njëjtat burime thanë se Këshilli Studentor do të kontaktojë edhe me studentë të tjerë që nuk ishin të pranishëm, për të marrë më pas një vendim përfundimtar.
The post Studentët e Korçës pa vendim për vijimin e protestës, ndahen qëndrimet mes bojkotit dhe vijimit të mësimit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



